Lufta në Ukrainë bën bashkë Bjellorusinë dhe Kinën, Lukashenko: Po ndjekim të njëjtën politikë, mbështesim axhendën ndërkombëtare

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, aleati m ëi ngushtë u Vladimir Putin, ka thënë se “e mbështet plotësisht” axhendën ndërkombëtare të Kinës dhe se Minsku dhe Pekini “po ndjekin të njëjtën politikë”.

Lukashenko është në një vizitë shtetërore në Kinë, për të takuar presidentin Xi Jiping dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

“Kina është një ithtar i një bote multipolare. Ne po ndjekim të njëjtën politikë. Në përgjithësi, politika e brendshme e Kinës dhe ajo e brendshme e Bjellorusisë kanë shumë të përbashkëta. Ne mbështesim plotësisht axhendën ndërkombëtare. Ne i përmbahemi të njëjtave parime”, tha Lukashenko.

“Vendet tona ofrojnë mbështetje të palëkundur për njëri-tjetrin në çështjet kyçe të agjendës ndërkombëtare. Ne dënojmë veprimet që synojnë përshkallëzimin e tensioneve rreth Tajvanit”, ka shtuar më tej.

Presidenti Xi tha se Kina ishte e gatshme të punonte me Bjellorusinë për të promovuar zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe në një nivel të lartë, njoftuan mediat shtetërore kineze.

Pekini dhe Minsku duhet të mbështesin njëri-tjetrin në “mbrojtjen e interesave të tyre thelbësore, të kundërshtojnë ndërhyrjen e forcave të jashtme në punët e brendshme dhe të ruajnë sovranitetin dhe sigurinë politike të dy vendeve”, citohet të ketë thënë Xi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb