BE ka miratuar një paketë e re sanksionesh që synon të ushtrojë më shumë presion ndaj Rusisë.

Paketa, detajet e së cilës nuk janë zbuluar, u miratua pas disa ditësh diskutimesh gjatë një takimi të ambasadorëve të 27 vendeve anëtare të bllokut në Bruksel, ndërsa krerët e BE-së mbajtën një samit aty pranë.

Republika Çeke, e cila mban presidencën e radhës të Këshillit të BE, tha se paketa do të konfirmohet me procedurë me shkrim nesër.

Komisioni Evropian, dega ekzekutive e BE-së, javën e kaluar propozoi ndalime të udhëtimit dhe ngrirje të aseteve për pothuajse 200 zyrtarë dhe oficerë ushtarakë rusë si pjesë e raundit të ri të masave.

Është e paqartë nëse propozimet kanë ndryshuar gjatë negociatave midis vendeve anëtare.

Objektivat e sanksioneve të fundit të rekomanduara përfshinin ministrat e qeverisë, ligjvënësit, guvernatorët rajonalë dhe partitë politike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: