Përpjekja e presidentit rus Vladimir Putin për të shantazhuar Evropën duke përdorur burimet e energjisë ka dështuar, tha Komisioneri Evropian i Energjisë, Kandri Simpson.

Simpson theksoi se rajoni i Mesdheut luajti një rol kyç në ndihmën e Bashkimit Evropian 27 për t’iu përgjigjur një viti të krizës energjetike dhe vështirësive të mëdha të shkaktuara, shkak pushtimi rus në Ukrainë.

“Një vit më pas, mund të themi se përpjekja e Putinit për të shantazhuar Evropën duke përdorur energjinë ka dështuar dhe më e rëndësishmja, në afat të gjatë, ne kemi investuar masivisht në burimet e rinovueshme”, tha Simpson.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: