Në një kohë që Bashkimi Europian prej kohësh ka deklaruar se do të vështirësojë marrjen e vizave për qytetarët ruse, Shoqata e Operatorëve Turistik të Rusisë ( ATOR ), ka deklaruar se në verën e vitit 2022, fluksi turistik nga Rusia në Evropë u ul me 90-95% në krahasim me verën e vitit 2019.

Në gjysmën e parë të 2022, numri i udhëtimeve rusët në Evropë arritën në 1.2 milionë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2019, 8 milionë qytetarë rusë vizituan vendet evropiane, pra 85 përqind më pak.

“Shifrat e treguara përfshijnë jo vetëm vizitat turistike. Ky është numri i vizitave për të gjitha qëllimet nga puna dhe studimi deri tek vizitat private te të afërmit”, thuhet në njoftimin e ATOR.

Greqia, Spanja, Italia dhe Franca ishin vendet më shumë të vizituara nga rusët këtë verë sa i përket europës.

Arsyet kryesore të dinamikës negative turistike në drejtimin evropian janë sanksionet ajrore të vendosura në mars dhe shtrëngimi i politikës së vizave të vendeve të BE-së në raport me qytetarët rusë.

Nga 19 shtatori, Lituania, Letonia, Estonia dhe Polonia do të mbyllin kufijtë tokësorë me Federatën Ruse – hyrja do të ndalohet për të gjitha vizat turistike Shengen, pavarësisht nga vendi i lëshimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb