Bjellorusia pretendon se ka arrestuar një “grup terroristësh” ukrainas që punonte me shërbimet e inteligjencës së Kievit, për tentativën për sabotim në një aeroport të vendit,

Aktivistët antiqeveritar bjellorusë thanë muajin e kaluar se kishin hedhur në erë një avion të sofistikuar ushtarak rus në një sulm me dron në një aeroport pranë kryeqytetit të Bjellorusisë Minsk, një pretendim i kundërshtuar nga Moska dhe Minsk.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale duket se tregojnë drejtimin e sulmit, me një dron që i afrohej aeroplanit ushtarak rus të Sistemit të Paralajmërimit dhe Kontrollit Ajror (Awacs) ndërsa ai ishte në tokë.

Në luftën ndaj Ukrainës, Bjellorusia e ka shprehur hapur qëndrimin përkrah Rusisë. Po ashtu duket se Rusia ka marrë mbështetje dhe nga Kina, pavarësisht se kjo e fundit nuk e ka pranuar zyrtarisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb