Shumë trupa ruse të detyruara të luftojnë në vijën e parë kanë probleme serioze shëndetësore, sipas ekspertëve britanikë të mbrojtjes, pasi sipas tyre ushtarët e përfshirë në betejë shpesh vuajnë nga sëmundje si tuberkulozi.

Përveç rezervistëve të sëmurë që detyrohen të luftojnë, ata kanë trajnim dhe pajisje të pamjaftueshme dhe gjatë betejës me ukrainasit shpesh herë përballen me humbje të mëdha në njerëz.

Një përditësim i Ministrisë së Mbrojtjes bëri me dije se gjithashtu se një numër në rritje i familjeve ruse po protestojnë për kushtet që durojnë të afërmit e tyre në fushëbetejë, por emgjithatë sulmet e Moskës nuk kanë ndaluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: