Brukseli ka propozuar që  të vendosen sanksione ndaj kreut të Kishës Ortodokse Rusë, Patriarkun Kirill.

Këtë të mërkurë në Parlamentin Europian u shpall paketa e gjashtë e sanksioneve kundër agresorit rus si pasojë e luftës në Ukrainë. Ndërkohë sanksionimi i Patriarkut Kirill ishte pjesë e propozimeve të paketës së gjashtë.

Ndërkohë bëhet me dije se lista e re e cila ende nuk është miratuar nga vendet anëtare përfshin 58 personalitet që do të sanksionohen, duke përfshirë ushtarë rusë, por edhe bashkëshorten dhe fëmijët e zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb