Këshilltari i presidenti ukrainas, Voodymyr Zelensky, Mykhailo Podolyak, ka reaguar pas deklaratës së presidentit rus Vladimir Putin, i cili tha se do të vendoste armë bërthamore në Bjellorusi.

Podolyak tha se ‘deklarata e Putinin, tregon se ka frikë nga humbja’.
“Putini është i parashikueshëm. Duke bërë një deklaratë për armët bërthamore në Bjellorusi, ai pranon se ka frikë nga humbja dhe gjithçka që mund të bëjë është të trembë më taktika. Së dyti, tregon përfshirjen e tij në krim”, shtoi më tej këshilltari i Zelenskyt.

Bjellorusia, është një ndër aleatët më të ngushtë të Rusisë. Në fillim të ofensivës ruse ne Ukrainë, Bjellorusia lejoi trupat e Kremlinit të hynin në territorin e saj në mënyrë pushtimin ndaj ukrainasve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb