Polonia ka arrestuar një shtetas rus, pasi akuzohet për spiunazh për Rusinë.

Polonia, është një ndër vendet aleate të Ukrainës, e cila ka treguar mbështetjen e saj duke e furnizuar me armë luftarake dhe për pasojë ka qenë në shënjestër nga Moska.

Shkak i tensioneve gjithnjë e më të përshkallëzuar, është lufta që po zhvillohet në Ukrainë. Varshava shpesh akuzon Moskën për spiunazh dhe dezinformim.

Sipas mediave të huaja, arrestimi është kryer më 21 mars.

“Provat tregojnë se i dyshuari të ketë vepruar në dobi të inteligjencës ruse duke mbledhur informacione mbi infrastrukturën kritike në disa nga rajonet”, thuhet në deklaratën e prokurorëve polakë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: