Sipas presidentit të Afrikës së Jugut, homologët e tij Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky kanë rënë dakord për të zhvilluar takime të ndara me një delegacion të krerëve të shteteve afrikane për të diskutuar një plan të mundshëm për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa foli me dy presidentët me telefon gjatë fundjavës, njoftoi një zëdhënës i zyrës së tij.

Sipas tij ata ranë dakord të mirëpresin “një mision paqeje të liderëve afrikanë” në Moskë dhe Kiev respektivisht.

Udhëheqësit e Zambias, Senegalit, Kongos, Ugandës dhe Egjiptit planifikojnë t’i bashkohen presidentit afrikano-jugor në misionin për të ndërmjetësuar paqen mes vendeve.

Kreu i Afrikës së Jugut shtoi se Putin dhe Zelensky i dhanë atij lejen për të filluar përgatitjet e takimeve, ndërsa OKB është njoftuar po ashtu për lëvizjen dhe ka përshëndetur veprimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb