Të paktën dy ukrainas kanë humbur jetën dhe pesë te tjerë janë plagosur nga sulmet raketore ruse.

Shifrat paraprake vijnë nga qendra mediatike ushtarake e vendit. Forcat ruse përdorën predha në sulmet ndaj 126 vendbanimeve në të gjithë Ukrainën, thuhet në deklaratën e përditshme të ministrisë së Mbrojtjes.

“Sipas informacionit të siguruar nga Qendra e Situatës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, trupat ruse granatuan nëntë rajone të Ukrainës ditën e kaluar. Në total janë granatuar 126 vendbanime me lloje të ndryshme armësh (mortaja, tanke, artileri, MLRS, sisteme të mbrojtjes ajrore, UAV dhe avionë taktikë) dhe janë goditur 153 objekte infrastrukturore. Sipas raporteve paraprake, dy persona janë vrarë dhe pesë janë plagosur”, thuhet në raport.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb