Një gjykatë gjermane ka ndaluar që flamujt dhe simbolet ruse të ekspozoheshin rreth tri monumenteve sovjetike në kryeqytetin gjerman gjatë përkujtimit të Luftës së Dytë Botërore.

Gjykata më e lartë administrative në Berlin, tha se flamujt rusë dhe shiritat e Shën Gjergjit mund të interpretoheshin si simbole të mbështetjes për luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Në kontekstin aktual, ato mund të kuptohen si një deklaratë simpatie për luftën dhe përcjellin një gatishmëri për të përdorur dhunën”, thuhet në deklaratën e gjykatës, sipas Al Jazeera-s.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb