Ukraina ka kërkuar se nga Perëndimi i duhen të paktën 200 luftëtarë për të mbrojtur territorin e saj.

Kërkesa e zëdhënësit të Forcave Ajrore të Ukrainës, Yuriy Ignat, vjen një ditë pasi presidenti amerikan Joe Biden nuk pranoi për furnizimin amerikan me F-16.

Ndërkohë kryeministri polak, Mateusz Morawiecki saktësoi se një vendim do të merret në “koordinim të plotë” me NATO-n.

Nga ana tjetër Berlini është gjithashtu në të njëjtën linjë si Uashingtoni: “Është koha e gabuar” për ta diskutuar, tha zëdhënësja e qeverisë gjermane Christiane Hoffmann, duke përsëritur fjalët e kancelarit Scholz: “nuk ka” avionë luftarakë në lojë, shkruan Ansa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb