Lufta në Ukrainë, kreu i forcave ruse Wanger: Kemi kapur Bakhmutin

Shefi i grupit të mercenarëve Wanger, Yevgeny Prigozhin ka deklaruar se ka kapur territorin në veri të Bakmutit

Ndërsa rusët përshkallëzojnë sulmet e tyre, kreu i  grupit paraushtarak Wagner, Yevgeny Prigozhin , pretendon se luftëtarët e tij kanë kapur një zonë në veri të Bakhmutit.

Në një mesazh të postuar në kanalin e tij Telegram, kreu i Wagner pretendon se grupi i tij zinte një vend rreth 15 km në veri të qytetit. “Në mungesë të municioneve dhe raketave, në betejat më të ashpra, trupat rrethojnë Bahamutin gjithnjë e më shumë. Vendbanimi Zaliznianske u pushtua nga trupat tona ”, tha ai.

Wagner që nga vera e kaluar është përfshirë në mënyrë aktive në luftën në Ukrainë, duke rekrutuar të dënuar nga burgjet dhe kolonitë penale në të gjithë Rusinë, shpesh me premtimin e shlyerjes për ata që kryejnë gjashtë muaj në front.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb