Parlamenti lituanez ka miratuar një rezolutë që e cilëson kompaninë ushtarake Wanger si një organizatë terroriste.

“Wagner është një organizatë terroriste dhe anëtarët dhe mercenarët e saj përbëjnë një kërcënim për sigurinë e shtetit dhe shoqërisë”, thuhet në rezolutën, e cila u publikua në faqen e internetit të parlamentit.

“Që nga fillimi i pushtimit ushtarak të Federatës Ruse të Ukrainës në 2022 më 24 shkurt, ushtarët dhe mercenarët e kompanisë private ushtarake “Wagner” , e cila merr pjesë aktive në veprimet ushtarake në anën e agresorit po kryejnë krime sistematike, të rënda të agresionit. Po kryejnë vrasje dhe torturime ndaj popullit civil të Ukrainës, bombardimin e ndërtesave të banimit dhe objekteve të tjera civile, të cilat janë ekuivalente me terrorizmin”, thueht ne dokumentin parlamentar.

Parlamenti tha se ‘kompania private Wanger e themeluar nga Yevgeny Prigozhin, është mjet hije e fuqisë ruse”.

Parlamenti i Lituanisë tha se po i ftonte vendet e tjera të ndjekin shembullin dhe ta etiketojnë Wagnerin një organizatë terroriste. Lituania dhe Rusia ndajnë një kufi 297 kilometra.

Luftëtarët e Wagner- it kanë luajtur një rol të rëndësishëm në pushtimin rus të Ukrainës – me shumë të përfshirë tani në betejën për qytetin lindor të Bakhmut.

Shumë prej tyre u rekrutuan nga burgjet ruse dhe iu ofruan falje në këmbim të një turneu gjashtëmujor në Ukrainë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb