Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një deklaratë për mediat ka thënë se Rusia po tregohet agresore ndaj fqinjit të saj. Ai tha se vendimet e Putinit mbi Ukrainën është gabim i tmerrshëm për të cilin Rusia do ta paguajë një çmim në vitet në vijim.

Sipas Stoltenberg, NATO ka aktivizuar sistemin e saj mbrojtës dhe ka vendosur trupa në Lindje të Evropës.

“Rusia po tregohet agresore dhe mbi të gjitha me fqinjin e saj. Vendimet e Putin për të nisur agresionin në Ukrainë është një gabim i tmerrshëm për të cilën Rusia do të paguajë një cmim në vitet në vijim. Do i vendosim sanksione domethënëse Rusisë. Na janë bashkuar partnerë nga e gjithë bota. Jemi të gatshëm të bëjmë edhe më shumë. Populli rus duhet ta dijë që lufta e Kremlinit në Ukrainë nuk do e bëjë Rusinë më të respektuar në botë. E kemi forcuar mbrojtjen tonë. Aleatët e NATO-s kanë aktivizuar planin e mbrotjes dhe po dërgojmë elementë të forcave të NATO-s në det, ajër e tokë për të forcuar pozicionin tonë dhe të përgjigjemi me shpejtësi nëse do të ketë sulme ndaj nesh. SHBA-të, Kanadaja dhe aleatët Evropianë kanë sjellë trupa në Lindje të Evropës, nëpër lokacione të ndryshme”, tha Stoltenberg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: