Mesazhi i ministrit të jashtëm çek, Jan Lipavsky për Perëndimin është i qartë, duke deklaruar se nuk duhet të diktojë kushtet e paqes në Ukrainë.

Kreu 37-vjeçar i diplomacisë çeke argumenton se aleatët perëndimorë duhet të pranojnë se Ukraina po lufton kundër Rusisë për të mbrojtur të gjithë Evropën.

“Liria nuk është e lirë, ” theksoi Lipavsky, duke shtuar se vendi i tij vuajti rëndë për gjysmë shekulli përpara rënies së Murit të Berlinit në 1989.

Gjatë vizitës së tij në Londër, Lipavski, vendi i të cilit mban presidencën e BE-së për semestrin aktual, fajësoi gjithashtu Rusinë për raketën e mbrojtjes ajrore që goditi një fermë në Poloni të martën, pasi ai tha se Moska kishte lëshuar “më shumë se 100 raketa” në territorin ukrainas.

“Ne nuk duhet t’i diktojmë Ukrainës kushtet e paqes kur ato luftojnë për mbijetesën e tyre ,” shtoi ministri i Jashtëm çek.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb