Lufta e Rusisë në Ukrainë ka ndryshuar edhe pozicionin e Aleancës për sigurinë.

Mediat e huaja shkruajnë se NATO do të rrisë masivisht numrin e trupave të saj në gatishmëri të lartë, me më shumë se 300,000.

Gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se forca e reagimit të NATO-s do të transformohet.

“Ne do të transformojmë forcën e reagimit të NATO-s dhe do të rrisim numrin e forcave tona të nivelit të lartë në mbi 300, 000”, ka thënë ai.

Ndërkohë Forca e Reagimit të Shpejtë e NATO-s ka rreth 40,000 trupa deri më tani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: