Bursa e Moskës do të rihapet pjesërisht për tregtimin e aksioneve ruse të enjten. Kështu njoftoi sot Banka Qendrore e Rusisë.

Banka Qendrore e Rusisë tha se tregtimi i 33 aksioneve do të rifillojë më 24 mars midis orës 9:50 dhe 14:00, me orën lokale të Moskës. Aksionet ruse të lejuara për të rifilluar tregtimin përfshijnë kompani të mëdha si Gazprom, Lukoil, VTB Bank, Sberbank, Rusal dhe Rosneft, raporton CNN.

Bursa është mbyllur për gati një muaj pas një shitjeje të madhe për shkak të pushtimit rus të Ukrainës. Tregtimi është pezulluar që nga 28 shkurt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb