Dekani i Ekonomisë në Universitetin Luarasi, Mateo Spaho, në emisionin “Open” në News24, u shpreh se vendi ynë e ka të siguruar sasinë e grurit që do të nevojitet për të mos krijuar vështirësi nën krizën që kërcënon Perëndimin pas agresionit rus në Ukrainë.

Gjithsesi ai shpjegoi se duhet të merren masat e nevojshme që kjo sasi të mos dalë nga vendi dhe të mos ndodhë e njëjta situatë si në pandemi me maskat që prodhoheshin ne vend, që iu shitën atyre që ofronin më shumë dhe vendi mbeti në vështirësi.

“Kur mungon një lëndë e parë pranë teje do e marrësh larg. Kostot janë më të mëdha që nga transporti dhe rritja natyrale sepse ka më pak produkt e do blihet me çmim më të lartë. të bësh parashikime në përqindje, nuk dalin të vërteta, sepse që tani disa vende kanë ndaluar eksportin çka rrit edhe më tej çmimin.

Shqipëria e ka siguruar sasinë por kishte sasinë edhe për maskat e Covid-it e kur u rrit çmimi prodhuesit shqiptarë i eksportuan dhe morën paratë.

Kjo do të varet nga vendimet e qeverisë. Në teori e kemi në praktikë duhet të sigurohemi të qendrojë.

E dyta, duhet marrë parasysh që BE po përgatitet për masa nga vendet e Afrikës së Jugut, pasi efekti i rritje së çmimit do krijojë krizë urie që do të sjellë miliona persona, 50 milionë në Perëndim.

Po kërkohet të merren masa dhe ju e patë që përfaqësuesit e Organizatave Afrikane po kërkojnë të takojnë Putinin, për të gjetur një zgjidhje sepse situata është e rëndë dhe mund të jetë edhe më e rëndë. Gjithçka varet edhe kur do të përfundojë lufta, në fillim të vjeshtës që do të ishte një lajm i mirë për ne, apo në dimër që do të ishte lajm i mirë për Rusinë.

Shtetet e varfra do ta vuajnë më shumë dhe Ballkani nuk është i përjashtuar”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb