Presidenti francez, Emmanuel Macron do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Dy liderët nuk kanë folur që nga 29 marsi shkruan BBC. Përpjekjet për të mbajtur komunikimin me liderin rus janë parë me kritika nga liderët e tjerë përfshirë këtu edhe kryeministrin polak.

“Është detyra ime të flas me të, duhet ta bëj këtë dhe nuk do të ndalem”, ka thënë më herët presidenti francez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb