Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, 483 fëmijë janë vrarë, dhe 989 janë plagosur. Njoftimi u bë sot nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.

Shumica e fëmijëve u plagosën në rajonet Donetsk, Kharkiv dhe Kherson.

Sipas të dhënave të OKB-së, nga 24 shkurti 2022 deri më 8 maj 2023, në Ukrainë janë vrarë 8791 civilë, ndërsa janë plagosur 14815. OKB-ja sqaron se këto shifra mund të jenë edhe më të larta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb