Organizata e Kombeve të Bashkuara ka dokumentuar vrasjet e të burgosurve ukrainas dhe rusë.

Raporti i OKB-së, i publikuar ditën e sotme, është i bazuar në intervistat me rreth 400 të burgosur, gjysma e tyre ukrainas që u liruan dhe gjysma tjetër rusë të mbajtur rob në Ukrainë.

Zyra e të drejtave të OKB-së, e cila ka pasur një ekip monitorues në Ukrainë që nga shpërthimi i luftës ka thënë s,e gjetjet e saj bazohen në raste të konfirmuara dhe zakonisht nënvlerësojnë numrin aktual.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për ekzekutimin e përmbledhur të deri në 25 të burgosurve rusë të luftës dhe atyre të urdhëruar për të luftuar nga forcat e armatosura ukrainase”, tha Matilda Bogner, shefja e misionit monitorues të OKB-së, në një konferencë për shtyp në Kiev.

Ajo tha se ka dyshohet se abuzimet janë kryer nga të dyja palët, sakaq shtoi se prokurorët ukrainas po hetonin disa raste, por asnjë nuk është dërguar ende në gjykatë.

“Në lidhje me trajtimin e të burgosurve ukrainas të luftës, ne jemi të shqetësuar nga ekzekutimi i 15-të prej tyre pasi u kapën nga forcat e armatosura ruse”, shtoi Bogner.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb