Karvani i parë humanitar i Kombeve të Bashkuara ka mbërritur në qytetin e çliruar të Khersonit në Ukrainë.

Sipas deklaratës të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, ukrainasve u janë siguruar ushqime, ujë të pijshëm, produkte ushqimore, enë kuzhine, batanije, llamba diellore dhe shumë produkte të tjera konsumi.

Deri në tani, janë furnizuar më shumë se 6000 njerëz dhe një prej spitaleve në Kherson. Sipas burimeve ukrainase, vetëm 80,000 nga 280,000 banorët e dikurshëm jetojnë ende në qytet.

Sipas OKB-së, uji dhe energjia elektrike janë të pakta, tregjeve u mungojnë ushqimet, ndërsa spitalet nuk kanë furnizim të barnave dhe materialeve të tjerë të nevojshme. Rreth 12,000 njerëz kanë marrë tashmë ndihmë humanitare gjatë javëve të fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: