Sipas OKB-së, rreth 6600 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.

Nga një raport i publikuar nga Komisioneri i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, theksohet se këto janë vlerësime paraprake pasi shifrat mund të jenë më të larta.

Në mesin e 6.595 viktimave, thuhet në raport, janë 2.575 burra, 1.767 gra, 172 vajza, 206 djem dhe 37 fëmijë, si dhe 1.838 të rritur, gjinia e të cilëve ende nuk është identifikuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: