Lufta në Ukrainë ka sjellë shumë momente të dhimbshme. I tillë është edhe një rast, ku kamerat kanë filmuar foshnja të sapolindura në një njësi të kujdesit intensiv neonatal, të cilët futeshin në një strehë të imporovizuar, në rajonin e Dnipropetrovsk.

Foshnjat u transferuan me nxitim në atë që dukej të ishte një dhomë ruajtjeje në bodrumin e spitalit, në pjesën lindore të vendit.

Infermieret mund të shiheshin duke u kujdesur për foshnjat me disa prej tyre që i mbanin në krahë, duke i përqafuar, disa madje edhe duke buzëqeshur.

Të tjerë mund të shiheshin duke përdorur qese oksigjeni për të shpërndarë ajrin tek të vegjlit që kishin vështirësi në frymëmarrje.

Foshnjat, të cilat dukej se ishin vetem disa oreshe ose diteshe u mbështollën me batanije me ngjyra të ndryshme dhe u shtrinë në shtretër të improvizuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb