Një ekspert ushtarak ka paralajmëruar se Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë, duke i kërkuar komunitetit ndërkombëtar të dënojë përdorimin e tyre të mundshëm.

Nga ana tjetër Kremlini ka deklaruar se nuk ka asnjë qëllim të përdorë armë kimike ndaj ukrainasve.

Të dielën, Rusia u akuzua për përdorimin e fosforit në qytetin e rrethuar të Bakhmutit, ndërsa edhe pse fosfori nuk klasifikohet si armë kimike në të drejtën ndërkombëtare, përdorimi i tij kundër zonave civile konsiderohet si një krim lufte sipas Konventës së Gjenevës për shkak të efekteve që sjell.

Nëse njerëzit goditen me kimikatin, ata pësojnë djegie, të cilat përshpejtohen nëse bien në kontakt me ujin.

Pavarësisht se është një “armë absolutisht e tmerrshme”, Hamish de Bretton-Gordon, një ekspert britanik i armëve kimike, deklaroi se nga perspektiva ushtarake ajo mund të jetë “tepër e suksesshme” në fushën e betejës.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb