Lufta më Ukrainë është ‘një rrezik real’ për t’u bërë Lufta e Tretë Botërore, ka deklaruar kryeministri hungarez.

Viktor Orban tha se Perëndimi kërcënon të tërheqë vende të tjera në konflikt, duke ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Orban, udhëheqësi populist i krahut të djathtë ka bërë thirrje për bisedime paqeje, por nuk e kritikoi drejtpërdrejt Rusinë për pushtimin e saj.

“Jemi në rrezik! Jam i bindur se kërcënimi i luftës botërore nuk është një ekzagjerim letrar. Kur liderët evropianë dhe amerikanë thonë se nëse vazhdon kështu, ne mund të përfundojmë në Luftën e Tretë Botërore, në fillim tingëllon e pabesueshme dhe e ekzagjeruar, por aty ku punoj dhe ku shoh ngjarjet, ky është një rrezik real në këtë moment”, tha kryeministri hungarez.

Hungaria ka mbajtur një qëndrim neutral ndaj luftës në Ukrainë, ku madje ka refuzuar që t’i japë ndihmë ushtarake Kievit.

(BalkaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb