Pas Kremlinit, qeveria e Bjellorusisë ka miratuar listën e vendeve të cilat i konsideron jomiqësore.

Mësohet se përveç vendeve anëtare të BE-së lista përfshin edhe 12 vende të tjera, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Australia, Kanadaja, Norvegjia, Zelanda e Re, Shqipëria, Islanda, Maqedonia e Veriut, Lihtenshtajni, Mali i Zi dhe Zvicra.

Ndërkaq vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit zyrtar.

Më parë, qeveria ruse ka miratuar një listë të vendeve dhe rajoneve të cilësuara jo miqësore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, shtetet anëtare të BE-së, Mbretërinë e Bashkuar, Ukrainën, Japoninë dhe disa vende dhe rajone të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb