Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka bllokuar disa prej bizneseve në Shqipëri. Me dhjetëra kamionë që shkonin drejt Ukrainës për eksport të mallrave të ndryshme janë bllokuar në zonat kufitare, ku ka nisur lufta.

Ky është Ernest Lukaj, një fermer nga Dajçi në Shkodër, të cilit kamionët me bimë dekorative i janë bllokuar në kufi me Ukrainën për shkak të luftës.

Në zonën e Dajçit janë të paktën 12 fermerë që eksportojnë bimët dekorative edhe në Ukrainë, përveç disa shteteve të tjera, dhe dëmi ekonomik i shkaktuar, për shkak të bllokimit të kamionëve, është i konsiderueshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb