SHBA ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë, tha presidenti Joe Biden.

Zyrtarët ukrainas kanë rritur thirrjet e tyre për aleatët perëndimorë që t’u dërgojnë avionë luftarakë për të ndihmuar në luftën e tyre kundër forcave ruse.

Më herët, presidenti francez Emmanuel Macron tha se vendi i tij nuk e kishte përjashtuar mundësinë e dërgimit të avionëve në Ukrainë, por shtoi se do të duhej të plotësoheshin disa kushte përpara se të ndërmerret masa.

Kjo erdhi pasi këshilltari më i lartë presidencial i Ukrainës tha se Polonia ka dhënë “sinjale pozitive” se mund të jetë e gatshme të dërgojë avionët, ndërsa Gjermania po ashtu ka mohuar kategorikisht dërgimin e avionëve pas debateve të mëparshme për tanket.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: