Presidenti rus Vladimir Putin ka diskutuar me telefon për konfliktin në Ukrainë me kryeministrin izraelit Naftali Bennett, ka thënë Kremlini në një deklaratë, duke shtuar se telefonata ka qenë me kërkesë të Izraelit.

Bennett i tha Putinit për kontaktet e tij të fundit me liderët e disa vendeve mbi këtë temë dhe të dy ranë dakord të vazhdojnë dialogun e tyre, ka thënë Kremlini.

Bennett ka mbajtur telefonata të shumta me Putinin në një përpjekje për të ndihmuar përpjekjet për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb