Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një ligj që legalizon zgjedhjet në territoret ukrainase që Moska mori nën kontroll gjatë pushtimit të saj.

Putin kishte shpallur gjendjen ushtarake në pjesë të katër rajoneve të Ukrainës që janë nën kontrollin rus, por më parë ligji rus nuk lejonte mbajtjen e zgjedhjeve në kushte të tilla. Ligji i ri lejon zgjedhjet gjatë gjendjes ushtarake me miratimin e organeve të mbrojtjes dhe sigurisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: