Presidenti Vladimir Putin ka thënë se Rusia po pezullon, por nuk e përfundon pjesëmarrjen e saj në një marrëveshje që lejon kalimin e sigurt për anijet që transportojnë eksporte të grurit ukrainas.

Sipas BBC, Moska u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB të shtunën, duke pretenduar se Ukraina kishte përdorur një korridor sigurie në Detin e Zi për të sulmuar flotën e saj.

Por OKB thotë se nuk kishte anije brenda korridorit atë natë – ndërsa Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se marrëveshja do të respektohej dhe akuzoi Rusinë për “shantazhimin e botës me uri” – një pretendim që Rusia e mohon.

Pavarësisht nga pasojat e mundshme, 12 anije që përmbanin 354,500 ton ushqim, përfshirë grurin, u larguan nga portet e Detit të Zi të Ukrainës të hënën, tha ministria e infrastrukturës e Ukrainës.

Ky përbënte një vëllim rekord të eksporteve që nga fillimi i marrëveshjes së grurit, tha një zëdhënës i administratës ushtarake të Odesa-s i cituar nga Reuters.

Ministria e infrastrukturës shtoi se një nga anijet që transportonte 40,000 tonë drithë ishte e destinuar për në Etiopi, ku ekzistonte “mundësia reale e urisë masive”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb