Presidenti rus Vladimir Putin ka takuar ditën e sotme kreun e rajonit të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov për të diskutuar rreth luftës në Ukrainë dhe zhvillimeve në fushëbetejë.

Gjatë takimit, Kadyrov i tha liderit rus se luftëtarët e tij “po shërbenin me sukses në zonën e operacionit special ushtarak” dhe “po ndiqnin të gjithë urdhrat” deri në fitore. Në përgjigje, kreu i Kremlinit i kërkoi Kadyrov të falënderonte ushtarët çeçenë që luftonin në Ukrainë.

Kadyrov ka qenë një mbështetës i fortë i pushtimit rus të Ukrainës dhe vitin e kaluar tha se tre djemtë e tij adoleshentë së shpejti do të shkonin në Ukrainë për të luftuar në vijën e parë të frontit.

Ai gjithashtu i ka bërë thirrje Moskës të konsiderojë përdorimin e “armëve bërthamore me rendiment të ulët” në Ukrainë disa muaj më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: