Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin është shprehur se lufta në Ukrainë duhet të marrë fund dhe se Presidenti rus, Vladimir Putin, duhet të marrë një vendim për t’i dhënë fund konfliktit.

“Unë mendoj se hapi i parë është t’i jepet fund këtij konflikti. Dhe mendoj se ajo që duhet të ndodhë për t’i dhënë fund konfliktit është zoti Putin. Ai është personi që e filloi atë,” tha Austin.

Austin e quajti vendimin e Putinit për të sulmuar Ukrainën “të pajustifikuar”. Ai shtoi se do të jetë vendimi i Putinit “të de-përshkallëzohet dhe më pas të kthehet në tryezën e bisedimeve”.
“Dhe ne me të vërtetë të gjithë do të dëshironim ta shihnim këtë të ndodhë,” tha Austin.

Kujtojmë që pushtimi i Rusisë në Ukrainë ka nisur rreth 2 muaj më parë. Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar sulme të ashpra dhe janë vrarë mijëra civilë e ushtarë, si vendas, ashtu edhe rusë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb