Moska ka akuzuar 680 zyrtarë ukrainas për krime lufte, pasi akuzohen për “përdorimin e mjeteve dhe metodave të ndaluara”.

Midis të akuzuarve janë dhe 118 anëtarë të forcave të armatosura dhe ministrisë së mbrojtjes për shkelje të ligjeve që rregullojnë zhvillimet e luftës, duke përfshirë përdorimin e armëve kundër civilëve, sipas agjencisë së lajmeve TASS.

Sipas raportit, zyrtarët ukrainas u akuzuan për “përdorim të mjeteve dhe metodave të ndaluara të luftës”, duke iu referuar nenit 356 të kodit penal rus.

“Aktualisht, procedurat e ndjekjes penale janë kryer kundër 680 personave,” tha Alexander Bastrykin, kreu i Komitetit Hetues të Rusisë.

Bastrykin, tha se akuzat përfshijnë përdorimin e armëve kundër popullatës civile. Ai shtoi se 138 prej tyre janë akuzuar në mungesë.

Sipas Prokurorisë së Ukrainës, autoritetet ukrainase kanë regjistruar më shumë se 70,000 krime lufte ruse që nga fillimi i konfliktit. Ukraina ka zbuluar gjithashtu një numër çështjesh penale kundër anëtarëve të forcave ruse, duke përfshirë kundër themeluesit të grupit mercenar Wagner.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: