Rusia nisi një tjetër “sulm masiv me dron” në Kiev gjatë orëve të para të mëngjesit, duke shënuar sulmin e tyre të njëmbëdhjetë ajror këtë muaj, tha të shtunën administrata ushtarake e qytetit.

“Armiku po bën maksimumin për të goditur objektivat kyçe në qytetin e Kievit dhe në të njëjtën kohë të varfërojë burimet tona të mbrojtjes ajrore. Në këtë mënyrë, rusët synojnë të vënë popullatën civile nën stres të thellë psikologjik. Kjo është arsyeja pse ata sulmojnë Kievin nga ajri pothuajse çdo ditë”, thuhet në deklaratën e ushtrisë lokale.

Rusia përdori “20 drone Shahed, si dhe një UAV zbulues Merlin”, të cilat të gjitha u identifikuan dhe shkatërruan nga Komanda Qendrore e Forcave Ajrore, sipas deklaratës. Nuk ka informacion për viktima apo shkatërrime në infrastrukturën kryesore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb