Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres do të takohet sot me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë.

Ashtu siç ishte paralajmëruar bisedimet mes Putin dhe Guterres pritet të përqendrohen në Mariupol, ku pavarësisht shpalljes së fitores, forcat ruse nuk kanë arritur të marrin fabrikën e çelikut Azovstal.

Ndërkohë forcat ukrainase deklaruan se Rusia vazhdon të bllokojë njësitë e saj në uzinë.

Kujtojmë që Ukraina i ka kërkuar Guterres të garantojë një korridor humanitar për të evakuuar civilët që janë të strehuar brenda Azovstal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb