Shtetet e Bashkuara nuk janë të gatshme as në këtë moment dhe as në të ardhmen e afërt për çfarëdo lloj veprimi në lidhje me zgjidhjen e situatës në Ukrainë, tha ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov në një konferencë shtypi të enjten.

“Shtetet e Bashkuara nuk janë të gatshme për ndonjë veprim konstruktiv në lidhje me zgjidhjen e situatës në Ukrainë, për të cilën ata vetë krijuan kushtet prej shumë vitesh,” tha ai.

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa tha më 16 maj se autoritetet ruse dhe ukrainase kishin rënë dakord të prisnin një delegacion afrikan për të kërkuar një zgjidhje paqësore të konfliktit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: