Shefi i grupit ushtarak privat Wagner të Rusisë, Yevgeny Prigozhin, njoftoi të shtunën se planifikon të rekrutojë rreth 30,000 luftëtarë të rinj deri në mes të majit.

Po ashtu ai tha se planifikon të rekrutojë rreh 500-800 njerëz mesatarisht në ditë.

“Ka mundësi që ky numër i rekrutëve të ulet pas njëfarë kohe, megjithatë, nga mesi i majit, ne planifikojmë që numri i luftëtarëve të njësisë të rritet me rreth 30,000,” tha Prigozhin në një mesazh audio.

Wagner është një kompani mercenare e drejtuar nga Pirgozhin , i cili ka qenë prezent në luftën ndaj Ukrainës.

Wagner e ka përqendruar vëmendjen në klubet sportive dhe palestra boksi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: