Deputeti Tritan Shehu ka thënë se Kuvendi po i shmanget diskutimeve të Rezolutave të domosdoshme ndaj agresionit rus në Ukrainë. Ai tha në Parlament, se nuk është vendosur në rend dite, mocioni me debat për Kosovën që padyshim sipas tij, do të reflektonte rreziqet aktuale mbi Rajonin nën ngjarjet agresive në Ukrainë.

“Keni lënë mënjëanë një mocion me debat për agresionin kriminal në Rusi. Kur ngjarjet avancojnë, deklaratat e njerëzve më të mëdha të botës janë më të pa qarta, ne hezitojmë për elementët e tjerë në përputhje me elementet e krijuara.

Atë ditë që deklaruat moskalimin e mocionit me debat, u tha se u miratua një mocion tjetër me debat që lidhet me Kosovën. Personalitetet e mëdha botërore flasin për rajonin tonë. Kritikojnë afër rolin e Serbisë, neve heshtim. Nuk shoh arsye për të shmangur këto diskutime. Duhet të diskutojmë për këtë zonja kryetare”, tha Shehu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb