Ukraina deklaroi se ka zmbrapsura 38 sulme ruse gjatë 24 orëve të fundit.

Rusia po i përqendron përpjekjet e saj në zonat Lyman, Bakhmut, Avdiivka, Maryinka dhe Shakhtarsk, tha shtabi i përgjithshëm i ushtrisë, duke shtuar se aty forcat ukrainase zmbrapsën më shumë se tre duzina sulme.

Shtabi i përgjithshëm tha se ushtritë e Moskës po ushtronin ende presion mbi Bakhmut, por ai mbeti nën kontrollin e Ukrainës.

“Në drejtimin Bakhmut, armiku vazhdon të sulmojë qytetin e Bakhmut, i cili mbahet nga mbrojtësit tanë, si dhe në zonat Orikhovo-Vasylivka, Bohdanivka, Ivanivske dhe Stupochky në rajonin e Donetsk,” tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb