Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin ka nënvlerësuar rezistencën e Ukrainës dhe unitetin e aleancës ushtarake të NATO-s.

“Putin ka bërë një gabim të madh. Ai ka nënvlerësuar forcat e armatosura ukrainase, guximin e lidershipit ukrainas dhe popullit ukrainas. Ai gjithashtu nënvlerësoi unitetin e NATO-s dhe partnerëve”, ka deklaruar më tej Stoltenberg.

Duke folur nga samiti i NATO-s në Madrid, më tej ai shtoi se Putin ka dështuar në arritjen e objektivave të tij, referuar dobësimit të aleancës së NATO-s.

“NATO demonstroi edhe njëherë unitetin dhe aftësinë për të ndryshuar, për t’u përshtatur kur bota po ndryshon”, tha ndër të tjera ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: