Ukrainasit janë duke u përballur me një ndërprerje të energjisë elektrike pas 15 sulmeve me raketa dhe 18 të tjera me dronë nga Rusia.

Moska goditi të paktë 80 sulme në sistemin masiv, duke qëlluar mbi infrastrukturën tashmë kritike të vendit.

Kompania shtetërore e energjisë në Ukrainë, Ukrenergo, tha se sistemi energjetik i vendit pësoi 15 sulme me raketa dhe 18 me dronë, duke dëmtuar banorët e Zhytomyr dhe Kharkivit. Aata akatualisht po hasen me mungesë të energjisë elektrike.

Si rezultat, në të gjitha rajonet u vendosë ‘orare të ndërprerjeve për disa orë’.

“Ekipet e mirëmbajtjes po bëjnë çmos për të rivendosur energjinë e qëndrueshme sa më shpejt të jetë e mundur, por restaurimi do të marrë kohë”, tha Ukrenergo.

Kujtojmë që nga sulmet me raketa dhe dronë nga Rusia, kanë humbur jetën 11 civilë ukrainas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb