Të paktën një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur nga sulmet ruse në qytetin  Mykolaiv të Ukrainës.

Sulmi ka ndodhur në një qendër tregtare, si dhe në disa ndërtesa të tjera.

“Mbrëmë rreth orës 23:08, Mykolaiv u vu nën një sulm me raketë, për pasojë, një qendër tregtare dhe një sallon makinash u shkatërruan pjesërisht dhe ekipet e shpëtimit shuan me shpejtësi zjarret në këto objekte. Vala e shpërthimit dëmtoi shtëpi private dhe dyqane. Gjithashtu, u godit edhe një objekt i infrastrukturës industriale. Një person është raportuar i plagosur”, ka shkruar në Telegram, guvernatori i qytetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb