Të paktën tre persona kanë humbur jetën nga bombardimet ruse në Donetsk të Ukrainës.

Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori i qytetit Donetsk, Pavlo Kyrylenko, një nga rajonet e pushtuara të Donbasit, të cilin Rusia pretendon se e ka aneksuar, përmes një postimi në Telegram.

“Dje, rusët bombarduan Oleksandrivka, relativisht të largët nga fronti, duke plagosur dy persona dhe duke dëmtuar një ndërtesë ferme. Në drejtimin e Donetsk, komuniteti Kurakhove u sulmua pesë herë: Nuk kishte asnjë informacion për viktima dhe dëme. Në Kostyantynivka, një person u plagos, një kinema, një objekt infrastrukture dhe një shtëpi private u dëmtuan. Shtatë shtëpi u dëmtuan në Chasiv Yar, shtatë të tjera në Toretsk. Tetë shtëpi u dëmtuan në Zvanivka. Në vetëm një ditë, rusët vranë tre banorë të rajonit të Donetskut dhe plagosën dy të tjerë”, ka shkruar Kyrylenko.

Nga ana tjetër Rusia ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar civilët dhe infrastrukturën civile.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb