Forcat ukrainase kanë rifituar rreth 20 km katror territor nga forcat ruse rreth qytetit lindor të Bakhmut ditët e fundit, deklaroi të martën zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar .

Ajo njoftoi në aplikacionin e mesazheve Telegram se forcat ruse kishin avancuar brenda qytetit, ndërsa luftimet e ashpra po vazhdojnë mes palëve.

“Armiku po përparon disi brenda Bakhmutit, duke shkatërruar plotësisht qytetin me artileri”, u shpreh ajo.

Sipas saj forcat ruse në këtë rajon kanë një avantazh në sasi municionesh si edhe në trupa ushtarake.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: