Babai i një vajze 12-vjeçare, e cila vizatoi një imazh pro-ukrainas është dënuar me 2 vjet burg. Vizatimi përshkruante rusët duke bombarduar një familje ukrainase.

Alexei Moskalyov, prindi i së miturës, u dënua sot për diskreditim të forcave të armatosura, sipas grupit të të drejtave OVD-Info. Ai është ndarë nga vajza e tij, Maria, që kur u vendos në arrest shtëpiak dhe ajo u dërgua në një strehë shtetërore muajin e kaluar.

Sipas mediave të huaja, Moskalyov u dënua për komentet që ai kishte postuar në internet për luftën në Ukrainë. Por hetimi gjatë prillit të kaluar, kur Maria, një nxënëse e klasës së gjashtë, refuzoi të merrte pjesë në një klasë patriotike në shkollën e saj dhe bëri disa vizatime që tregonin raketa që hidheshin mbi një familje që qëndronte nën një flamur ukrainas dhe një tjetër që thoshte “Lavdi Ukrainës!”

Zyrtarët e shkollës thirrën policinë, e cila mori në pyetje vajzën dhe kërcënoi të atin. Moskalyov më pas u gjobit me rreth 350 paund për një postim në internet në të cilin ai e karakterizonte ushtrinë ruse si “përdhunues”. Vërejtjet erdhën që nga zbulimi i krimeve të supozuara të luftës të kryera kundër civilëve në Ukrainë.

Rasti ka provokuar një protestë në mesin e aktivistëve rusë të të drejtave të njeriut dhe ka ndezur një fushatë në internet për të ribashkuar babanë dhe vajzën. Grupi i të drejtave të ndaluara Memorial tha se e konsideronte Moskalyov si të burgosur politik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb