Një ushtar rus, i cili dyshohet se qëlloi një civil në një sulm të quajtur si të jashtëzakonshëm, akuzohet për krime lufte nga Ukriana.

Dosja e provave kundër 25-vjeçarit, Klim Kerzhaev, përfshin telefonata midis ushtarit me gruan dhe shokun e tij, të përgjuara nga një hetim disamujor për një sulm pranë qytetit Izium qershorin e kaluar.

Sulmi është riregjistruar nga ushtarët ukrainas nëpërmjet një droni.

“Ne po e shikojmë këtë në TV, si një telenovelë. Një film horror ku rusët vrasin civilë”, tha për kreu i departamentit të hetimit për Policinë e Kharkiv, Serhii Bolvinov.

Bolvinov tha se ky është vetëm një nga qindra krimet e supozuara të luftës ruse që ekipi i tij po heton aktualisht vetëm në rajonin e Kharkiv, duke përfshirë zbulimin e qindra trupave në varre masive në Izium.

Kujtojmë që pak ditë më parë, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arrest për presidentin rus Vladimir Putin dhe zyrtaren ruse Maria Lvova-Belova – me akuzën e depërtimit të paligjshëm të mijëra fëmijëve ukrainas në Rusi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb